Dëshmitarja në gjyqin e Nehat Kullës – (13 Shtator 2000)


Dëshmitarja në gjyqin e Nehat Kullës – (13 Shtator 2000)

20:10 13/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot në seancën gjyqësore të Nehat Kullës, ka filluar dëgjimi i dëshmitarëve për akuzat ndaj tij. Për vrasjen e Fatmir Thaçit në Maj të vitit ’97, ka dëshmuar sot pronarja e lokalit Serena, ku është bërë vrasja. Dëshmitare okulare në ngjarje Fiqirete Salku ka dëshmuar sot se ndër vrasësit e klientit të lokalit të saj nuk ishte Nehat Kulla. Megjithëse dëshmitarja e ka parë në profil dhe me kurriz atentatorët, ajo është shprehur e sigurt se vrasësit ishin djem të rinj në moshë, duke përjashtuar Kullën nga akuza si pjesëmarrës në vrasjen e rivalit të tij Thaçi.

Prokurori i çështjes Bujar Hoxha, ka depozituar pranë trupit gjykues sot edhe disa prova materiale për akuzën falsifikim dhe rrëmbim personi. Një kasetë me 42 minuta regjistrim, për rrëmbimin e tregtarit Gëzim Zili dhe pesë pasaporta e tre leje qarkullimi false, të kapura në momentin e ndalimit të Kullës, janë pranuar nga trupi gjykues si prova të akuzës. Seanca u ndërpre pasi nuk ishin paraqitur dëshmitarë të tjerë./tvklan.al






Të ngjashme