Dëshmitarja tregon çfarë ndodhi para se Navalny të humbiste ndjenjat: Bërtiste me të madhe…


Dëshmitarja tregon çfarë ndodhi para se Navalny të humbiste ndjenjat: Bërtiste me të madhe…

10:31 23/08/2020

Një dëshmitare ka treguar për mediat ruse se çfarë ndodhi në aeroplan pak para se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny të humbiste ndjenjat. Politikani 44-vjeçar ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, kur 40 minuta pasi avioni u ngrit në fluturim, ai filloi të ndjente shqetësime. Dëshmitarja thotë se politikani shkoi në tualetin e aeroplanit dhe bërtiste me të madhe.

“Alexei ishte i shoqëruar nga një djalë dhe nga një grua. Ata i bërtitën ‘mos i mbyll sytë, merr frymë, merr frymë’. Ai bërtiste aq fort sa dukej sikur nuk ishte qenie njerëzore”, tregon dëshmitarja, shkrepi edhe foton e fundit të 44-vjeçarit.

Navalny vijon të jetë në gjendje kome, por i stabilizuar. Kryeopozitari rus kurohet në një spital në Berlin pasi mjekët rusë dhanë aprovimin një ditë më parë për ta transferuar në Gjermani pas ndihmës që ofroi Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Njerëzit e afërt të Navalny thonë se ai u helmua, ndërsa mjekët rusë deklaruan se në gjak nuk gjetën gjurmë helmimi. Sipas mediave gjermane, mjekët në Berlin po përpiqen të kuptojnë përse Navalny vijon të qëndrojnë në gjendje kome. Disa informacione të tjera mediatike thonë se rivali i Presidentit Vladimir Putin ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e trurit. /tvklan.al






Të ngjashme