Dëshmitë e refugjatëve shqiptarë në Kapshticë – (19 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ky është shtegu i refugjatëve në afërsi të fshatit Kapshticë të rrethi të Devollit, i cili është kthyer në një stacion transiti që pret e përcjell refugjatë. Ditën në këtë fshatë çlodhen grupe-grupe refugjatësh që presin të bjerë nata, për të hyrë ilegalisht në tokën greke. Ndodh shpesh që të prapësohen nga policia shqiptare, por ata kthehen përsëri.
Ndodh që pas orësh të tëra udhëtimi nëpër natë, të kapen dhe të kthehen nga policia greke, por përsëri ata vazhdojnë të provojnë fatin. Gjatë fundjavës u kthyen afro 600 refugjatë, ndërsa gjatë javës që kaloi afro 1500 refugjatë. Të dërrmuar nga lodhja dhe të keqtrajtuar nga policia greke, refugjatët shqiptarë deklarojnë.
“Policia greke na ka trajtuar shumë keq. Na morën, na mblodhën, na rreshtuan barkas me kokën në tokë, vinin kalonin mbi trupat tanë sikur nuk ishim njerëz por ishim kafshë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame