Dëshmitë e studentëve grevistë për dhunën e ushtruar ndaj tyre (17 Dhjetor 1998)
Pas një nate që zor se do t’a harrojnë kollaj, mëngjesi i ka bërë sërish bashkë pranë kinoklubit studentor disa prej grevistëve të urisë. Ata janë shprehur se janë dhunuar nga policë në ambientët ku ata vazhdonin grevën e tyre. Policët në mënyrë të dhunshme ku kanë përdorur dhe shkopinjtë e gomës kanë qëlluar mbi ta.
Ndërkohë për më të sëmurët dhoma e katit të parë të godinës ku ata vazhdojnë grevën, është kthyer në infermeri. Sipas policëve, frika e përhapjes së ndonjë epidemie, ishte dhe shkaku i nxjerrjes së tyre nga ambientet e grevës. Por gjithçka u mohua nga mjekët vullnetarë të cilët kanë qëndruar shumë pranë studentëve./tvklan.al