Dështim ndaj Skocisë, Shqipëria humb 2-0 ndeshjen e Ligës së Kombeve


Dështim ndaj Skocisë, Shqipëria humb 2-0 ndeshjen e Ligës së Kombeve

23:20 10/09/2018

Shqipëria humbi ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Ndaj Skocisë, kuqezinjtë dështuan me rezultat duke pësuar dy gola, por edhe me lojë.

Në pjesën e parë Shqipëria vuajti ndaj Skocisë, duke u treguar një skuadër inferiore. Vrullin dhe dëshirën e të zotëve të shtëpisë për të siguruar rezultat, Shqipëria nuk mundi ta përballojë.

Vetëm fati dhe paaftësia për të shënuar e skocezëve shpëtuan kombëtaren kuqezi. Skocezët shkuan disa herë pranë golit. Një rast u anulua për një pozicion jashtë loje. Nailsmith gjithsesi e ndreqi menjëherë me fillimin e së dytës. Thuajse me të njëjtin skenar, ai shënoi një gol në dukje sërish jashtë loje, por i vlefshëm për arbitrin. Autorësia gjithsesi iu la Gjimshitit si prekja e fundit e topit.

Goli i skocezëve i bëri futbollistët e Shqipërisë më kërkues që nisën të godisnin në drejtim të portës kundërshtare.

Nëpërmjet armës së tyre më të fortë, topave në ajër, skocezët shënuan edhe golin e dytë në minutën e 68. Mbrojtja thuajse nuk lëvizi në këtë goditje nga këndi. Strakosha i vetëm nuk mundi ta shmangte golin. Skocezët më pas bënë atë që iu volitej, administruan rezultatin.

Tv Klan






Të ngjashme