Dështimi në Champions, Sormani: U ndëshkuam nga gabimet tona


Dështimi në Champions, Sormani: U ndëshkuam nga gabimet tona

14:15 04/08/2016

Partizani u eliminua nga Champions League, pasi u mund edhe në Salzburg, kësaj here me rezultatin 2 – 0. Të kuqtë u ndëshkuan nga gabimet në mbrojtje. Megjithatë trajneri Aldofo Sormani nuk përmend asnjë emër duke e quajtur një përgjegjësi ekipit.

Adolfo Sormani, trajner i Partizanit: 

Dua të përgëzoj skuadrën për paraqitjen që dhuroi sonte. Arritëm të zhvillonim një pjesë të parë tepër pozitive, por në 45 minutat e dyta u ndëshkuam prej disa gabimeve tona. Nuk dua të faqësoj asnjë individ, pasi në humbje e në fitore skuadra është një.

Të kuqtë zhvilluan një pjesë të parë me ritëm të lartë dhe kontroll të topit, madje duke rrezikuar me një gjuajtje jashtë zone të Vilës.

Por austriakët u treguan më të qartë në minutat e fundit. Partizani tani do të marrë pjesë në “play off” e Europa League.

Kundërshtari do të mësohet pas shortit që do të hidhet në të premten në Nion. Në këtë fazë pritet një rival i fortë. Partizani është i vetmi ekip i Shqipërisë që vijon garën në kupat e Europës për këtë sezon. /TV KLAN






Të ngjashme