Dështojnë italianët, Inter e Milan humbasin
Skuadrat italiane kanë zhgënjyer në turneun veror “International Champions Cup”. Interi e mbylli aventurën amerikane në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u mundur nga 3-1 nga PSG dhe 4 -1 nga Bajerni i Mynihut.
Bavarezët shënuan katër gola që në pjesën e parë dhe goli i vetëm për zikaltrit u realizua në fund të lojës nga Ikardi. Edhe pse një takim miqësor, kjo sfidë ngre shumë pikëpyetje për trjanerin Mançini në prag të sezonin të ri.
Ndeshja tjetër mes Milanit dhe Liverpulit u mbyll me një disfatë për kuqezinjtë. Pas fitores ndaj Bordosë dhe Bajernit të Mynihut, Milani duket se zbriti me këmbë në tokë.
Anglezët fituan me rezultatin 0-2. Për Milanin kjo ishte një ndeshje për t’u harruar, pasi u paraqitën mjaft dobët, duke mos goditur asnjë herë portën e ekipit të Klop./TV KLAN