Dështon ballafaqimi i Ylvi Beqajt me Emiljano Shullazin


Dështon ballafaqimi i Ylvi Beqajt me Emiljano Shullazin

17:20 27/01/2017

Ka dështuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ballafaqimi mes Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, me dëshmitarin e mbrojtur në këtë hetim, Ylvi Beqja.

Këtë të premte, në orën 12:00 ishte parashikuar që të bëhej sigurimi i dëshmisë së biznesmenit para togave të zeza. Beqja mbërriti në gjykatë rreth orës 11:00.

Por seanca ka qënë e tensionuar, pasi të arrestuarit kanë kërkuar që ta kenë përballë në sallën e gjyqit dëshmitarin dhe jo në videokonferencë nga një sallë tjetër e gjykatës. Por zyra e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe prokurorët refuzuan këtë kërkesë, me argumetin se cënohej siguria e dëshmitarit.

Gjithashtu, avokatët e të arrestuarve kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin për sigurimin e dëshmisë së Beqajt, me argumetin se janë shkelur afatet.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata ka vendosur ta marrë dëshminë. Sipas Ylvi Beqajt, nën kërcënimin e armës, Emiljano Shullazi dhe banda e tij, i ka marrë pronësinë për një pjesë të ish – hotel “Vollgës” në Durrës dhe 550 mijë euro.

Tv Klan






Të ngjashme