Dështon Daniel Godelli


Dështon Daniel Godelli

23:27 29/03/2018

Daniel Godelli nuk i shkoi mbarë përfaqësimi në Europianin që po zhvillohet në Rumani.

Peshëngritësi shqiptar nuk arriti të mbyllë me sukses asnjë nga provat në stilin e shkëputjes ku në shtangë kishte 159 kg. Kjo paraqitje i hoqi mundësinë që të kualifikohej në dygarësh për peshën deri 77 kg.

Daniel Godelli vendosi të mos vijojë garën në stilin e shtytjes. Godelli pati edhe dhimbje në krah. Në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht nuk mori pjesë Erkand Qerimaj. Ai u tërhoq për shkak të një problemi fizik.

Tv Klan






Të ngjashme