Dështon marrëveshja për drejtësinë? SHBA: Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme


Dështon marrëveshja për drejtësinë? SHBA: Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme

22:03 20/07/2016

Pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes në parim, për reformën në drejtësi, duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Ambasada Amerikane në një njoftim thekson se kreu i PD-së, Lulzim Basha Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane

Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.

Në orët e mbrëmjes së sotme, ishte lënë për mbledhjen e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të shqyrtuar paketën e ndryshimeve kushtetuese.

salla

Nga selia e PS-së dolën zëra për një kusht të ri nga kreu i PD-së, Lulzim Basha e po ashtu nga ana tjetër deputetët demokratë, në këtë komision, akuzuan anëtarët socialistë se kishin braktisur mbledhjen.

Sipas burimeve, PD ka kërkuar rishikim të KLGJ e KP. Partia Demokratike ka kërkuar aplikimin e shumicës absolute për zgjedhjen e gjyqtarëve nga Kuvendi, pra me 94 vota

/tvklan.al






Të ngjashme