Dështon mitingu pro Nehat Kullës – (19 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dështon mitingu i përkrahësve të Nehat Kullës. I paralajmeruar që prej tre ditësh nga simpatizantët e Kullës për pasditen e sotme mitingu pro Nehatit nuk është zhvilluar. Në vendin ku do mblidheshin përkrahësit, tek Kafja e Rremës gjatë gjithë ditës kanë patrulluar makina dhe forca të shumta të policisë.
Masat e rrepta të policisë kishin një synim të prerë, të mos zhvillohet në asnjë mënyrë mitingu pro Nehat Kullës. Simpatizantët kanë kërkuar të protestoj ndaj arrestimit të Nehat Kullës nga komisari Edmond Koseni. Policia e Tiranës ka qenë e vendosur te mos lejohet asnje lloj tubimi nga perkrahesit e Nehatit.
Forcat e Komisariatit 1 kanë ndaluar dhe shoqëruar për në qeli për të dytën herë vëllain e Nehatit dhe persona të tjerë të konsideruar si organizatorë të mitingut. Arrestimi për të dytën herë i të afërmve të Nehatit ka qenë një reagim i papritur nga policia për njerëzit që përkrahin Nehatin duke i zënë ata të papërgatitur dhe duke i çuar në dështimin e mitingut.
Vete Nehati vazhdon të qëndrojë në qelitë e Komisariatit të Policisë të Elbasanit pas masës së sigurisë në burg nga gjyqtari elbasanas deri në fillimin e një procesi gjyqsor ndaj tij dhe të tjerëve nën akuzat e rënda që u dha për ta. Krijim të bandave të armatosura, që pritet të zbërthehet nga prokurori dhe faktet e tij./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj