Dështon sërish takimi i dy negociatorëve Balla e Bylykbashi


Dështon sërish takimi i dy negociatorëve Balla e Bylykbashi

19:36 17/04/2017

Ka dështuar sërish takimi i dy negociatorëve të qeverisë e opozitës në përpjekje për të dakordësuar mbajtjen e një tryeze dialogu mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Larg vëmendjes së medias i mandaturi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe ai i Partisë Socialiste, Taulant Balla u takuan paraditen e së hënës duke parashtruar të njëjtat qëndrime.

Burimet konfirmojnë se nuk ka asnjë avancim në bisedime, pasi negociatori i opozitës ka përsëritur kushtin për qeverinë teknike dhe mandatin e saj.

Pavarësisht se palët vijojnë të kenë të njëjtat qëndrime sërish është lënë e hapur mundësia për një tjetër takim.

Tv Klan






Të ngjashme