Dështon tryeza politike e mbledhur nga kryeparlamentari Gjinushi (7 Shkurt 2001)


Dështon tryeza politike e mbledhur nga kryeparlamentari Gjinushi (7 Shkurt 2001)

11:42 07/02/2001

Ka dështuar tryeza e thirrur nga kryeparlamentari Gjinushi për të arritur një konsensus mes pozitës dhe opozitës mbi vërejtjet rreth hartës së re elektorale. Partia Demokratike është përfaqësuar në këtë tryezë nga kryetari i grupit parlamentar Jemin Gjana. Ai ka përsëritur kërkesat për hartimin e regjistrit kombëtar të votuesve mbi bazën e të dhënave në gjendjen civile.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar socialist Arben Malaj ka deklaruar se regjistri i votuesve nuk është pengesë ndërsa gabimet në listat e votimeve për zgjedhjet lokale, llogariten në 1%. Vendimi për zonat elektorale është shtyrë për diskutim ditën e hënë në Parlament./tvklan.al






Të ngjashme