Dështon votimi i projekt-rezolutës për të pagjeturit
VV kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit
Nuk ka arritur të miratohet rezoluta për të pagjeturit e propozuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci. Propozim rezoluta “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur” nuk arriti të hidhet në votim pasi në sallë kishte vetëm 31 deputetë.
Për çështjen e të pagjeturve kishte pasur përplasje ndërmjet deputetëve të LVV dhe LDK-së në ditën kur ishte në interpelancë kryeministri Hoti
Pas përplasjeve kishte pasuar reagimi i zv. kryeministrit Driton Selmanaj i cili në një emision televiziv kishte thënë se është i lodhur me qasjen e përdorimit të personave të pagjetur për një grusht vota. Për këtë ishte ndier e fyer deputetja Bogujevci familja e së cilës ishte vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
LVV-ja ka kërkuar shkarkimin e Selmanajt nga ky post, ndërsa kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në séance ku i pranishëm është edhe zv. kryeministri Selmanaj.
“Qytetarët me të drejtë janë lënduar me këto qëndrime, pikërisht në këtë kohë negocimi me Serbinë. I apostrofuari këtu në Kuvend nuk është I mirëseardhur dhe ky është qëndrimi ynë”.
Shkarkimin e zv. kryeministrit Driton Selmanaj e ka kërkuar edhe kryetarja e Rrjetit të Grave të Kosovës Igballe Rugova.
“Debatet për të pagjeturit po vijnë në ditët kur në rashkë të Serbisë është gjetur një varrezë masive ku dyshohet se janë eshtrat e disa personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
Tv Klan