“Despacito”, kënga me e shikuar në Youtube
Ndonëse ka më shumë se 1 vit që është publikuar, hiti “Despacito” thyen rekord pas rekordi.
Pas renditjes si kënga më e dëgjuar në të gjitha platformat muzikore online, “Despacito” ka marrë kryesimin në rrjetin më të madh, Youtube, duke u bërë video më e shikuar me mbi 5 miliardë klikime.
Hiti i dyshes portorikane, Luis Fonsi dhe Dedi Jenki, ka lënë pas këngën e Uiz Kalifas “See You Again”, kolona zanore e “Fast and Furious” dhe një këngë homazh për aktorin e ndarë nga jeta Pol Uollker.
Në vend të tretë në këtë klasifikim renditet “Shape of You” e Ed Sheran.
Tv Klan