Destinacionet ku mund të kaloni një fundjavë të bukur në Shqipëri (Video)


Destinacionet ku mund të kaloni një fundjavë të bukur në Shqipëri (Video)

20:11 07/12/2018

Shqipëria është padyshim një vend që të ofron destinacione të mrekullueshme për t’u vizituar. Si në mal edhe në det mund të zhvillosh sporte nga më të ndryshmet.

Por për një turizëm jo edhe aq sportiv, për njerëzit që preferojnë pushime komode, gjithashtu mund të zgjedhim qytetet e Shqipërisë, të cilat të ofrojnë shumë vende për t’u parë dhe vizituar.

Dhe për të na sugjeruar vendet më të bukura që duhet të vizitojmë në Shqipëri këtë sezon ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba.

https://youtu.be/-u2R4RXetLk?t=9s

“Aktualisht Korça është qyteti që shkon në mendjen e çdo pushuesi për një fundjavë. Në ndryshim nga qytete të tjera që kanë potencial turistik, por që nuk kanë infrastrukturë, Korça mund të vizitohet edhe për një ditë, por edhe për një fundjavë. Korça është shumë e kompletuar. Megjithatë nuk është vetëm Korça, është edhe Pogradeci. Në dimër Pogradeci është i jashtëzakonshëm, ofron muzikë qytetare dhe ushqime tradicionale.

Shkodra po ashtu është një qytet magjik, është zbukuruar edhe më shumë për festa. Është nga qytetet më të kompletuara përsa i përket infrastrukturës dhe ka identitet si qytet. Plus ka edhe çmime shumë të përballueshme.

Vlora po ashtu është një qytet shumë i bukur, Durrësi, Berati i jashtëzakonshëm dhe për Krishtlindje është edhe më i veçantë.

Zhvillimet agroturistike janë kthyer tashmë në tendencë dhe kjo është ndër pjesët më të bukura në qytete të ndryshme të vendit tonë”,

tha ekspertja e turizmit.

/tvklan.al






Të ngjashme