Detaje/ 900 kg drogë në gomonen e Zvërnecit, disa të arrestuar
- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.
- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.
- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.
- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.
- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.
Gomonia ishte rreth 5 metra e gjatë dhe me motorë të fuqishëm. Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani. Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur "Hunda e plakut", vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK. Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t'i shpëtuar ndjekjes, u bllokua nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza në Gjirin e Portonovës, Zvernec. Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC. Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro./tvklan.al