Detaje/ Cilët janë dy skafistët që nisën drejt Italisë 170 kg kanabis


Detaje/ Cilët janë dy skafistët që nisën drejt Italisë 170 kg kanabis

19:00 30/06/2016

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, ndërsa janë përgjegjës, për skafin me drogë që u pikas një ditë më parë në ujërat italiane. Të arrestuarit janë: Hermal Hameti 28-vjeç dhe Elidon Beluli, 42 vjeç. Ata janë ndaluar rreth orës 19:00 të ditës së djeshme në afërsi të Ishullit të Sazanit.

droga

Pasditen e djeshme policia italiane sekuestroi rreth 170 kg kanabis. Një helikopter gjerman i Komunitetit Europian, që ishte në patrullim në zonë, pikasi skafin 5 metra të gjatë, 20 milje larg brigjeve italiane, në ujëra ndërkombëtare mes Brindisi-t dhe Lecce-s. Pasi ka lajmëruar autoritet e vendit fqinj, menjëherë agjentët Guardia di Finanza, janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues.

droga 2

Sapo skafistët shqiptarë kanë pikasur se po ndiqeshin kanë hedhur drogën në det dhe janë drejtuar për në ujërat shqiptare. Agjentët italianë kanë bërë të mundur rikuperimin e drogës, ndërsa kanë llogaritur se trafikantëve do t’i kishte mjaftuar edhe vetëm një orë për të mbërritur në brigjet italiane dhe të shkarkonin sasinë e marijuanës. Pasi kanë njoftuar autoritetet shqiptare, këto të fundit kanë bërë arrestimet.

/tvklan.al






Të ngjashme