Detaje/ E thirrën në emër, si u vra me tre plumba në kokë shqiptari në Itali
Mbetet ende i paqartë motivi për vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar Artion Shaskaj, që u ekzekutua në orët e vona të së dielës përpara picerisë së tij në komunën Velletri, në periferi të Romës.
Për momenti autoritetet italiane nuk japin detaje rreth shkaqeve të krimit, edhe pse ekzekutimi ishte i llojit mafioz. Mediat në vendin fqinj ngrenë aludime se Artion Shaskaj mund të jetë vrarë nga organizatat kriminale, në një zonë ku investimet dhe prania e mafias është gjithmonë e më e shpeshtë ne biznesin te paligjshëm të makinetave të fatit, që kontrollohen nga Ndragheta. Artion Shaskaj, i cili në zonë njihej me emrin Toni, ishte një person që nuk përflitej si problematik. Prej 6 vitesh ai kishte hapur picerinë dhe jëtonte paqësisht me gruan dhë fëmijët. Shqiptari nuk kishte asnjë precedent penal dhe gëzonte vlerësimin e banorëve të Velletrit. Dëshmitarët thanë se dy persona me motorr i kishin bërë pritë Shaskajt sapo ky i fundit kiushte dalë nga lokali. Pasi iu afruan, njëri prej tyre e qëlloi tre herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se përpara se ta ekzekutonte, vrasësi e ka thirrur në emër shqiptarin. Në momentin e krimit në brendësi të lokalit, gjendeshin edhe bashkëshortja e viktimës dhe dy fëmijët, 4 dhe 5 vjeç. Aktualisht nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, ndërsa prokuroria po analizon kamerat e zonës për identifikimin e autorëve të vrasjes. Tv Klan