Detaje: Kush e qëlloi shqiptarin 24-vjeçar dhe si u dorëzuan autorët në polici
Karabinierët kishin rënë në gjurmët e tyre që prej orëve të para të së enjtes. Dy të rinjtë, Domenico Manzi, 21 vjeç dhe Domenico Patruno, 29 vjeç, menjëherë pas krimit u arratisën, për t'u vetëdorëzuar disa orë më vonë.
Bëhet fjalë për dy autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Viktorjan Picaku, i ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në Bari të Italisë. Sipas mediave fqinje, autorët shkuan veç e veç në polici, njëri në këmbë, ndërsa tjetri me një Vespa të zezë, pikërisht motorin me të cilin po lëviznin natën e krimit. Ai që qëlloi në drejtim të Viktorit, siç e thërrisnin shkurt dhe miqtë, është 21-vjeçari Domenico Manzi. [caption id="attachment_407362" align="aligncenter" width="763"]Viktorjan Picaku, 24 vjeç
[/caption] Aktualisht dy të rinjtë, banues në Corato, ndodhen në burgun e Trani dhe janë marrë në pyetje. Pritet që shumë shpejt të zbardhen dhe shkaqet e vërteta që e shtynë 21-vjeçarin italian t'i merrte jetën shqiptarit. Mediat italiane shkruajnë se pista për motive pasioni vijon të dominojë. Në identifikimin e autorëve ndihmuan edhe pamjet e siguruara nga telekamerat./tvklan.al