Detaje/ Kush është vrasësi i ambasadorit rus
Gazeta turke “Sozcu” njofton se ambasadori rus Andrey Gennadiyevic Karlov është qëlluar për vdekje nga Mert Altinas, 22-vjeç, ish-polic turk i lindur në vitin 1994. Dy persona që punonin në forcat e sigurisë kanë thënë për Reuters se autori i vrasjes punonte në kryeqytetin turk.
Ai kishte thërritur në gjuhën turke: "Mps e harroni Aleppon! Mos e harroni Sirinë! Vetëm vdekja mund të më largojë që këtu. Ata që pëfshihen do vdesin një nga një". Sipas medies turke Altinas është futur në galerinë e arteve, pasi ka treguar kartën e tij të policit. Ai u vra nga forcat turke gjatë operacionit pas atentatit. Nga ana tjetër gazeta turke "Hurriyet" thotë se atentatori qëndronte si personel mbrojtës pas ambasadorit në momentin që ai ka nisur fjalimin dhe më pas e ka qëlluar nga pas. / tvklan.al