Detaje/ Kush janë dy vrasësit e dyshuar të Elton Çiços
Policia e Tiranës njoftoi se ka identifikuar dy vrasësit e dyshuar të Elton Çiços, vrasje e ndodhur në lokalin “De Niro” në 1 maj të këtij viti. Emrat e dy vrasësve janë: Jani Alia dhe Renato Milloshi.
Por kush janë dy vrasësit e dyshuar? Jani Alia-ka mbetur i plagosur në 24 prill të këtij viti, pas një atentati në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Lumit, në lagjen 18-Shtatori, pranë një pike karburanti. Pas disa të shtënave me armë zjarri 39-vjeçari është plagosur në dorë.
Renato Milloshi -është djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi. Ai është një emër i njohur për policinë e Tiranës. Në vitin 2015 ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës për mbajtje pa lejë të armëve sportive dhe kanosjen e një personi. Sipas vendimit, Milloshi dhe e dashura e tij S.E, kanë keqtrajtuar dhe më pas kanosur me armë, shtetasin Mareglen Abedini, i cili ka qenë ish-i dashuri i S.E.
Në vitin 2012, Renato Milloshi ka qëlluar me thikë dy persona pas një debati në një pikë bastesh. Nga hetimet e policisë, në atë kohë, rezultoi se djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, kishte plagosur me thikë pronarin e lokalit, Aleto Rama dhe klientin Albi Saliasi.
Sipas hetimeve të policisë Jani Alia është personi që duket nga videot e regjistruara në lokal, ai që ka qëlluar në drejtim të Elton Çiços. Ndërkohë Renato Milloshi ka bashkëpunuar për këtë vrasje, duke ndihmuar autorin të largohet./tvklan.a
l