Detaje/ Paranojat seksuale, çfarë u gjet në shtëpinë e Michael Jackson
Michael Jackson kishte një koleksion të gjerë me materiale pornografike me djem të mitur dhe një dollap sekret me veshje për fëmijë. Lajmi tronditës vjen nga mediat amerikane të cilat publikuan një video të vitit 2003, ku shfaqen pamjet e kontrollit të oficerëve të Departamentit të Santa Barbaras, në shtëpinë e mbretit të Popit.
Në video shfaqet thuajse e gjithë shtëpia e Jackson, e mbushur me lodra fëmijësh si makina e kukulla, dhe me manekina të superheronjve të filmave. Në dollapin sekret të këngëtarit u gjet edhe një foto me autograf e aktorit Mekollej Kallkin, protagonisti i filmit për fëmijë “I vetëm në shtëpi”, me mbishkrimin “mos më lër vetëm në shtëpi”. Mediat në SHBA siguruan edhe raportin e policisë së vitit 2003, ku Jackson përshkruhej si një pervers pedofil, shfrytëzues fëmijësh me qëllime seksuale dhe përdorues droge. Siç raporton “Radar Online”, në shtëpinë e mbretit të Popit janë gjetur edhe foto të tjera shokuese, me skena torture fëmijësh dhe skena sadomazokiste. Michael Jackson u akuzua nga prokurorët amerikanë me disa vepra penale për abuzim ndaj të miturve. Ai u arrestua pasi Garvin Arvizo, një 13 vjeçar i diagnostikuar më parë më kancer, rrëfeu se ishte dhunuar seksualisht nga këngëtari. Për të u kërkuar masa me 20 vite burg, por në vitin 2005, gjykata liroi nga akuzat edhe pse kishte një sërë provash kundër. /TV KLAN