Detaje/ Përplasën për vdekje kalimtarin, dy të rinjtë braktisën automjetin
Detaje të reja kanë dalë sa i përket aksidentit të ndodhur një ditë më parë, në superstradën “Plepa–Rrogozhinë”, ku u përplas për vdekje një kalimtar 68-vjeçar. Policia për këtë ngjarje ka arrestuar dy 19-vjeçarë.
Marsel Sadiku dhe Panajot Isai duke udhëtuar me automjetin “Mercedes Benz”, me targa AA250KG kanë përplasur të moshuarin. Makina drejtohej nga Marsel Sadiku.
Pasi e kanë përplasur kalimtarin ata janë larguar. Disa kilometra më tutje dy të rinjtë kanë braktisur automjetin. Por arratisja e tyre nuk zgjatur shumë, pasi janë arrestuar nga policia./tvklan.al