Plagoset ne atentat 40-vjeçari


Plagoset ne atentat 40-vjeçari

14:36 05/01/2018

Një 40-vjeçar i shpëtoi për mrekulli një atentati mesditën e së premtes në Kodër Kamëz, pranë zonës së njohur si Ura e Institutit në Tiranë. Korab Peposhi nga Kukësi dhe banues në Tiranë u qëllua me pistoletë nga një person që mundi të largohej me shpejtësi.

 

Këto janë momentet e para pas atentatit, ku 40-vjeçari është i shtrirë në trotuar, ndërsa disa njerëz po përpiqen t’i japin atij ndihmën e parë.

Burime të policisë thanë se si autor i dyshuar është Alfred Rushi, 38 vjeç. Ende nuk dihet motivi, por  dyshimet janë se konflikti lidhet me  përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme në kohën që kanë jetuar si emigrantë jashtë vendit.

Disa dëshmitarë u shoqëruan nga policia, për të dhënë deklarime mbi rrethanat e atentatit. I plagosuri Peposhi, u dërgua në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Blutë ngritën pika kontrolli në të gjithë Tiranën për të ndaluar të dyshuarin.  

Tv Klan

 






Të ngjashme