Detaje/ Sherri për qiranë e shtëpisë, shqiptari i shtypi kokën me shkelma italianit


Detaje/ Sherri për qiranë e shtëpisë, shqiptari i shtypi kokën me shkelma italianit

11:33 14/07/2016

Përparim.G është shqiptari 39-vjeçar, që në orët e para të ditës së mërkurë, vrau 51-vjeçarin italian Mauro Colantoni, në Tivoli. Mes tyre kishte lindur prej kohësh një konflikt, pasi shqiptari nuk i kishte paguar italianit qiranë e shtëpisë.

Por kërkesa e fundit e italianit ndaj shqiptarit, rezultoi fatale. Përparim.G fillimisht ka goditur italianin me grushte duke e rrëzuar në tokë. Pasi i ka vënë kokën sipër në trotuar, 39-vjeçar i ka rënë disa herë më shkelma.

Autopsia paraprake ka treguar se koka e 51-vjeçarit italian ishte shtypur nga goditjet, të cilat i kishin marrë jetën.

Shqiptari pas sherrit ishte larguar nga vendi i krimit në këmbë. Ai është arrestuar në një stacion autobusi, jo shumë larg nga vendi i ngjarjes. Në momentin e arrestimit rrobat e Përparim.G ishin me gjak, më së shumti këpucët e tij. 39-vjeçari është një emër i njohur për policinë italiane, krime të mëparshme kundër personit.

/tvklan.al

Sqarim: Një ditë më parë mediat italiane raportuan se shqiptari kishte therur italianin.






Të ngjashme