Detaje/ Si e grabitën maskat karburantin në Ibë
Një pikë e shitjes së karburantit në rrugën nacionale Tiranë – Elbasan, pranë fshatit Ibë u ra pre e grabitjes nga persona të maskuar dhe të armatosur mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 01:40 minuta.
Personat kanë mbërritur në karburant me një autoveturë “
Renault Clio
” dhe më pas prej saj kanë zbritur dy persona, ndërsa shoferi qëndroi në automjet.
Një prej personave ishte i armatosur me automatik “Kallashnikov”, ndërsa tjetri me pistoletë, të cilën ia ka vënë në kokë menjëherë punonjësit të karburantit.
Nën kërcënimin e armës, agresorët e maskuar me kapuç në fytyrë u futën në kabinën e rojes, duke marrë që aty një shumë prej rreth 25 mijë lekësh të reja, disa paketa dhe dhe telefonat e punonjësve të karburantit.
Policia nisi hetimet për rastin, ndërsa ka shoqëruar disa të dyshuar. E njëjta pikë e shitjes së karburantit është sulmuar edhe një herë tjetër më parë, ndërsa autorët e saj u arrestuan nga policia.
Tv Klan