Detaje/ Si u fsheh 37-vjeçari poshtë krevatit të gruas dhe pastaj…


Detaje/ Si u fsheh 37-vjeçari poshtë krevatit të gruas dhe pastaj…

16:51 26/12/2016

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen e trefishtë, në Tiranë, e cila ndodhi të premten e kaluar.

Rreth orës 19:00, 37-vjeçari Marjan Levanti, bashkëshorti i Eleni (Kocaqi) Levantit, i cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesën të atit (ish-vjehrrit).

Pasi ka takuar djalin e madh, Marjan Levanti është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë, në pritje të ardhjes të së shoqes, me qëllim për të folur me atë, për tu ribashkuar e jetuar së bashku.

Disa ditë më parë e shoqja kishte bërë një padi në gjykatë për tu ndarë nga ai. Kur erdhi në shtëpi bashkëshortja, e gjeti Marjanin të fshehur poshtë krevatit, u tremb, thirri me të madhe dhe zbriti një kat më poshtë tek prindërit e saj, për të kërkuar ndihmën e tyre.

Marjani e ndoqi atë pas, dhe këtu u përball me prindërit e saj, të cilëve u kërkoi të ndërmjetësonin për tu ribashkuar.

Pas debateve Eleni (Kocaqi) Levanti ngjitet lart, sërish në katin e dytë. Bashkë me të shkon dhe nëna.

37-vjeçari ngaqë nuk gjeti mirëkuptimin e prindërve të bashkëshortes, merr një thikë në kuzhinë dhe qëlloi në krah të majtë Ferit Kocaqin, të atin e bashkëshortes.

Këtu ndërhyri Altini (vëlla i bashkëshortes) dhe në përleshje me atë, e plagosi edhe atë me thikë, duke e rrëzuar përtokë.

Këtu zbriti nga lart dhe e ëma e bashkëshortes, e cila pa të plagosur burrin dhe djalin e saj, dhe Marjani e qëlloi edhe atë me thikë në gjoks.

Pas kësaj, 37-vjeçari u largua nga banesa, dhe për këtë që ndodhi njoftoi me telefon të ëmën. /tvklan.al






Të ngjashme