
Detaje/ Si u kap shefi i policisë së Vermoshit me drogë
Një efektiv i policisë së Shkodrës është arrestuar nga kolegët e tij, pasi është kapur me drogë. Në pranga ka përfunduar efektivi, Zef Mirashi, pasi në automjetin e tij policia ka gjetur 10 kg kanabis.
Arrestimi i 49-vjeçarit është bërë nga agjentët e SHÇBA. Ai ishte nën vëzhgim prej kohësh, pasi kishte informacione se ishte përfshirë në trafikun e drogës.
Mirashi që mbante gradën Nënkomisar, ishte me detyrë Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër. 49-vjeçari po transportonte drogën nga Vermoshi drejt Shkodrës./
tvklan.al