Detaje/ Si u zbulua defekti në avionin e kombëtares së Izraelit


Detaje/ Si u zbulua defekti në avionin e kombëtares së Izraelit

12:12 15/11/2016

Mrekulli në pistë

”. Kështu e cilësojnë mediat izraelite defektin që ndodhi tek avioni, me të cilën do fluturonte kombëtarja e tyre, për tu kthyer në vendlindje, pas ndeshjes me Shqipërinë.

Ndërsa avioni ishte nisur në pistë dhe po ecte me një shpejtësi prej 100 km/h, pilotët kanë vënë re një problem në krahun e majtë.

“Pas një kontrolli, u zbulua problemi dhe avioni fatmirësisht nuk i ngrit në fluturim”, shkruan “Israel Nacional News”.

Sipas kësaj gazete, 93 personat që ndodheshin në bordin e avionit, do të kishin patur një fund tragjik nëse mjeti fluturues ngrihej në ajër.

Futbollistët e Kombëtares së Izraelit kanë pritur një tjetër avion për tu kthyer në shtetin e tyre./tvklan.al






Të ngjashme