Detaje / “Specialisti” i Lazaratit në magazinën me 4.2 ton drogë në Rrëshen
Policia dhe prokuroria janë ende duke hetuar për të zbuluar, se cili është pronari i 4.2 toneve kanabis sativa, që u gjet në një magazinë në Rrëshen.
Por nga dëshmitë e marra nga persona e arrestuar dhe të tjerët që po heton në gjendje të lire Altin Ndoj dhe Vitor Sinomi edhe këta të prangosur, dyshohet se administronin te gjithë punën.
Sipas deponimeve të punëtorëve këtë dy persona grumbullonin të gjithë hashashin e zonës, e cila mbillej nga fshatarët, por nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë patur dhe parcela të tyre.
Romeo Gaba me origjinë nga Lazarati jetonte prej disa muajsh ne Rrëshen. Ai kishte vënë në shërbim të pronarëve të magazinës eksperiencën e tij në lidhje me tharje dhe më pas paketimin e lëndës narkotike.
Kastriot Reçi pronari i magazinës është shpallur në kërkim. Hetuesit ende nuk kanë përcaktuar rolin e tij në këtë histori nëse është edhe pronar i drogës.
Ndërsa të gjithë të ndaluarit e tjerë janë punëtorë të cilët merreshin me transportin e drogës nga parcelat në magazinë dhe më pas me tharjen dhe përpunimin e hashashit./ TV KLAN