Detaje tragjike, aktorja 33-vjeçare u mbyt pasi shpëtoi të birin
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aktoren e njohur Naya Rivera, e cila humbi jetën në një liqen në shtetin amerikan të Klanifornisë. Trupi i pajetë i aktores u gjet në zonën verilindore të liqenit, pas një kërkimi gjashtë ditor.
33-vjeçarja u zhduk të mërkurën, pasi doli shëtitje me djalin e saj 4-vjeçar në liqenin e Pirut.
Rivera dhe djali i saj morën me qira një varkë dhe fëmija u tha shpëtimtarëve se ai dhe nëna e tij kishin shkuar në ujë për të notuar, por ajo nuk u kthye në barkë. Më tej shtoi se ai e pa teksa ajo zhdukej nën sipërfaqen e ujit.
Djali i saj u gjet në gjumë në varkën me qira me jelekun e shpëtimit të veshur.
Policia bëri të ditur se Naya përdori forcën e fundit për të shpëtuar djalin e saj 4-vjeçar, para se të vdiste.
“Ajo kishte energji të mjaftueshme për ta kthyer djalin e saj përsëri në varkë, por jo aq sa të shpëtonte veten,” tha sherifi i qarkut Ventura, Bill Ayub.
Pas ekzaminimeve të kryera dhe autopsisë, zyrtarët në Kaliforni u shprehën se aktorja vdiq nga mbytja aksidentale.
“Shkaku i vdekjes është mbytja dhe mënyra e vdekjes është aksident,” tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura./tvklan.al