Hetimet për tritolin në rrobaqepësi


Hetimet për tritolin në rrobaqepësi

12:30 20/11/2016 https://youtu.be/CcUKvJVUwxw

Prokuroria e Krujës ka kerkuar lënien në burg për tre të arrestuatit që këtë javë dyshohet se vendosën një sasi tritoli pranë “rrobaqepësisë”, në administrim të Fatlinda Tagës, në Fushë-Krujë.

Skënder Vathi së bashku me nipin Erjon Tema dhe mikun e tyre, Ergest Duka u vunë në pranga si autorë të dyshuar të shpërthimit që shkaktoi dëmtimin e xhamave të rrobaqepsisë dhe 5 automjeteve të parkuara aty pranë.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme rezulton se ndërmjet familjes së Skënder Vathit dhe familjes Taga ka pasur një problem të zgjatur në kohë, për shkak të një krushqie të prishur.

Bashkëshortët Taga i thanë policisë se ndodheshin në dyqan, kur ndjenë erën e një objekti me leckë që vinte era barut. Pasi gruaja e ka shtyrë me këmbë dy- tri metra, tritoli ka shpërthyer.

Ndërkaq të arrestuarit kanë mohuar të kenë lidhje me vendosjen e tritolit, ndonëse pranojnë se ndërmjet tyre kanë një krushqi të prishur.

Por nga deklarimet e tyre, hetuesit kanë vënë re mospërputhje të deklarimeve dhe të dhënave që jepeshin nga të arrestuarit./ TV KLAN

 






Të ngjashme