Detaje/Plagosja në Vlorë, atentatorët i bënë pritë 39 – vjeçarit


Detaje/Plagosja në Vlorë, atentatorët i bënë pritë 39 – vjeçarit

23:00 21/05/2016

Një person mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

I plagosuri është një 39 – vjeçari Armando Sulejmani.

Ai u qëllua nga dy persona të maskuar teksa po kthehej në banesë. Autorët i kishin bërë pritë në hyrje të pallatit, ku dhe hapën zjarr ndaj tij.

Sulejmani iu kundërpërgjigj dy atentatorëve me një armë tip TT, ndërsa vetë mbeti i plagosur në dorë.

Në vendgjarje janë gjetur rreth 13 gëzhoja armë tip Berretë dhe Zastave, me të cilat mendohet se atentatorët kanë qëlluar ndaj  39 – vjeçarit.

Për shkak të errësirës dhe faktit që kanë qenë të maskuar dy personat janë larguar nga vendgjarja, ndërsa policia konfirmon se ka patur disa të shoqëruar për këtë ngjarje.

Tv Klan






Të ngjashme