Deti hyn në brendësi të Velipojës


Deti hyn në brendësi të Velipojës

10:23 04/03/2018

Ndryshimi i temperaturave në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar problemet e para. Për shkak të erërave të jugut, deti në Velipojë ka kaluar të gjithë rërën e plazhit dhe ka hyrë në brendësi të zonës.

Duket se ky fenomen do zgjasë disa ditë, çka vështirëson edhe derdhjen e ujërave të lumenjve të Shkodrës në det. Aktualisht, uji ka mbërritur deri tek shëtitorja e plazhit.

Në gjithë gjatësinë prej 14 kilometrash në Velipojë, zona e rërës është mbuluar nga uji, niveli i të cilit ka shkuar deri në 60 centimetra./abcnews.al






Të ngjashme