Deti i Adriatikut ndotet nga vaji i anijeve (15 Gusht 2000)


Deti i Adriatikut ndotet nga vaji i anijeve (15 Gusht 2000)

15:31 15/08/2000

Prej katër ditësh në brigjet tona noton një njollë e madhe vaji. Bëhet fjalë për rreth 20 ton vaj. Rruga e njollës varet shumë nga drejtimi i erës. Megjithatë gjurmët e para të një katastrofe ekologjike kanë filluar të ndihen që tani. Të parët alarmin e dhanë forcat e grupit 28 të marinës italiane që ndodhet në port.

Më pas era e shtyu vajin drejt detit të hapur. Në rast të rindryshimit të rrymave dhe erërave atëherë plazhi, të paktën për këtë vit, merr fund. Të gjithë i kanë sytë tek moti sepse askush tjetër nuk po merret me 20 tonët e vajit të derdhura në Adriatik./tvklan.al






Të ngjashme