Deti me Greqinë/ Reagon Meta pas takimit me deputetët: Kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet


Deti me Greqinë/ Reagon Meta pas takimit me deputetët: Kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet

11:15 02/03/2018

Presidenti i Republikës, Meta zhvilloi sot një takim me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.

Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.

/tvklan.al






Të ngjashme