“Deti”/ Zhvillohet raundi i parë i bisedimeve Shqipëri- Greqi
Sot u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë për Greqisë për kufizimin e zonave detare.
Lajmi është bëri i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese
“Sot, me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftim.
Grupi i negociatorëve shqiptarë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare.
Raundi i dytë i negociatave do të zhvillohet në shtetin grek./tvklan.al