Gjykata liron 6 protestuesit e Partisë Demokratike


Gjykata liron 6 protestuesit e Partisë Demokratike

10:33 21/12/2017

Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi gjashtë protestuesit e opozitës të arrestuar pas ngjarjeve të ndodhura jashtë godinës së parlamentit gjatë votimit për emërimin e kryeprokurores Arta Marku.

Prokuroria ka kërkuar që për ta të caktohet masa e sigurisë e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori, një herë në javë. Mbi ta rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë. 6 personat, sipas prokurorisë janë fiksuar nga kamerat duke goditur efektivët e policisë.

Ndërsa për të ndaluarit dhe avokatët arrestimi i tyre është politik. Seanca gjyqësore u ndoq edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Tv Klan






Të ngjashme