Detyroi 20 – vjeçaren të bëhej prostitutë, arrestohet një person
Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Çunaj, 30 vjeç, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
30 – vjeçari lindur në Vlorë dhe banues në Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 20 – vjeçares me inicialet L.K.
Ka qenë kjo e fundit, e cila në datë 16 Maj ka bërë një denoncim në policinë e qytetit të Vlorës duke deklaruar se Çunaj, ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj saj me qëllim që ajo të ushtronte veprën penale të prostitucionit kundër vullnetit të saj.
Policia është vënë në ndjekje të Çunajt dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij në një rrugë të lagjes “Pavarësia” Vlorë.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se ky 30 – vjeçari është arrestuar disa herë për veprën penale të “Vjedhjes”./tvklan.al