Dexamethasone përdoret edhe tek Infektivi
Çomo: Tek pacientët që janë në gjendje të rëndë dhe kanë dëmtime në mushkri
Dexamethasone përdoret edhe tek pacientët me Covid në Shqipëri. Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo thotë se ky bar është pjesë e protokollit shëndetësor anticovid dhe është përdorur që në ditët e para të pandemisë së Covid-19.
“Ne e përdorim prej shumë vitesh për sëmundje të tjera. E kemi përdorur Dexamethasone, qoftë në rastet me pamjaftueshmëri të aparatit të frymëmarrjes, qoftë edhe për çrregullime që bëjnë në këta persona”.
Medikamenti Dexamethasone është përdorur në pacientë që janë në gjendje të rëndë në pavion dhe atyre në terapi intensive dhe që kanë dëmtim të mushkërisë.
“Është një bar që e kemi dhe po e përdorim natyrisht të selektuar në pacientë të caktuar. Në qoftë se këta pacientë bëjnë dëmtime serioze të aparatit respirator ose ju duhet ndihma e këtij bari, që ul majisjen në pjesën e mushkërive. Janë përzgjedhur edhe grupi i terapisë intensive, por edhe grupi i joterapisë intensive, por që janë të rënduar nga ana mjekësore”.
Në Shërbimin Infektiv terapia për të shtruarit përfshin disa aspekte, duke përdorur antiviralët si Kaletra, si dhe terapia me Kortizon, ku bën pjesë edhe Dexamethasoni. Nga një studim britanik, ky bar rezultoi se redukton vdekshmërinë tek pacientë e prekur me Covid-19 dhe e që kanë nevojë për oksigjen.
Tv Klan