DFI, dedikim triologjisë së Xhanfize Kekos
Një ndër filmat më të dashur për fëmijë, “Mimoza Llastica”, është shfaqur për herë të parë në versionin e masterizuar 2K. U transmetua në kuadër të edicionit të 16 të ‘Tirana International Film Festival’.
Filmi, bashkë me 2 prodhimet e tjerë kinematografike “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur xhirohej një film” është pjesë e triologjisë së regjisores së mirënjohur shqiptare, Xhanfize Keko, e cila do tëe prezantohet përmes kësaj triologjie për herë të parë në Cineateken e Kopenhages.
Prezantimi është mundësuar nga Instituti Danez i Filmit në bashkëpunim me kompaninë filmike SKA-NDAL dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
“Tomka dhe shokët e tij” do prezantohet përpara publikut të cinematekës nga programuesi i ‘Danish Film Institute’ Jesper Andersen, ndërkohë që filmi “Mimoza llastica” do të prezantohet nga protagonistja e filmit Zhaklina Dhimojani Blater.
Kjo triologji që i dedikohet një prej personaliteteve më të shquara të kinemasë shqiptare, shumë shpejt do të jetë edhe pjesë e programimeve të Cinematekave në Oslo dhe Stokholm.
Tv Klan