DHAT: Të jepet pagesa e papunësisë për të pushuarit


DHAT: Të jepet pagesa e papunësisë për të pushuarit

15:56 08/04/2020

“Interesat për kreditë sovrane të jenë 0, shtyni taksat”

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë që në mënyrë të menjëhershme të marrë masa për shpëtimin e bizneseve, edhe pse vendimet mund të jenë të dhimbshme.

Në emër të 220 bizneseve anëtare të dhomës amerikane, pjesa më e madhe e të cilëve janë kompani të mëdha, kreu i kësaj dhome Enio Jaço i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama duke shprehur si nevojë të domosdoshme dhënien e pagesës së papunësisë për punonjësit e pushuar, pavarësisht nëse kanë qënë apo jot ë punësuar në firmat e mëdha.

“Paga e papunësisë ka për qëllim të ndihmojë individët, jo kompanitë. Si e tillë, përfitimet individuale nuk duhet të lidhen me madhësinë e punëdhënësit. Bazuar në ligjin numër 45/2019 për emergjencat civile, ne rekomandojmë që të gjithë punonjësit.”

Një tjetër shqetësim që shprehet në letër lidhet edhe me interesat e kredisë që do të merret për dhënien e pagave të garantuara nga shteti.

“Kreditë që do të garantohen nga ky fond duhet të akordohen me norma minimale ose Zero, duke marrë parasysh që fondi i garancisë ndihmon institucionet financiare që të ulin ndjeshëm rrezikun e tyre.”

Dhoma Amerikane e Tregtisë rekomandon që vendimet të merren në konsultë me grupet e biznesit, ndërsa shprehet se për çështje të rëndësishme gjyqësore të shihet mundësia e zhvillimit të seancave online, ndërsa insiston në shtyrjen e pagesës së taksave që paraguhen pasi po rëndon financiarisht bizneset, xhiro e të cilave ka rënë ndjeshëm në këtë periudhë për shkak të covid-19.

Tv Klan






Të ngjashme