Dhëndri mbërrin me arkivol në ditën e dasmës
Një adoleshente, që humbi të dashurin 22-vjeçar në një aksident automobilistik, organizoi në po të njëjtën ditë edhe dasmën, edhe funeralin, për t’i thënë lamtumirën si bashkëshortja e tij.
19-vjeçarja filipanese, Zyrine, veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe priste të dashurin e saj, Jake Anthony Macadangdang të mbërrinte në një arkivol të bardhë.
Gjatë ceremonisë, ajo tha betimet e saj dhe vendosi një unazë në gisht. Familjarët e çiftit e aprovuan martesën, ku merrte pjesë një prift, edhe pse kisha nuk ishte e detyruar ligjërisht.
I ati i nuses, Antonio Delmend mbajti një fjalim për dashurinë e çiftit, që ishte në një marrëdhënie që prej shkollës së mesme.
/tvklan.al