Dhëndri vret nusen ditën e dasmës


Dhëndri vret nusen ditën e dasmës

13:06 04/12/2017

Dita që duhej të ishte më e lumtura, tragjikisht u kthye në të fundit për një 22-vjeçare që u vra me thikë nga bashkëshorti ditën e dasmës.

Sipas “Hurriyet”, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bursa të Turqisë, ku 23-vjeçari Metehan Yurtoglu goditi 8 herë me thikë bashkëshorten e tij. Ata zyrtarisht ishin celebruar një javë më parë dhe po përgatiteshin për dasmën.

Krimi ndodhi në kuzhinën e shtëpisë ku ishin edhe shumë të ftuar që do të merrnin pjesë në dasmë, ndërsa arsyeja e zënkës mes të rinjve nuk dihet ende.

Gullu Yurtoglu ishte larguar nga shtëpia e të atit 4 muaj më parë, pasi familja nuk ia aprovoi fejesën me personin që më pas do ta vriste.

Autori i krimit dyshohet se ishte përdorues droge, ndërsa pasi vrau të shoqen u arratis. Ai u kap teksa fshihej në një fushë./tvklan.al






Të ngjashme