Dhërmi, rinis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje
Dhërmi, rinis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje
Shpërndaje
20:31 24/01/2014Një hotel 3 katesh është shembur i pari nga mjetet e rënda të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, mëngjesin e sotëm në Dhërmi.Aksioni rinisi në zonën e plazhit ku shumë nga banorët kishin filluar t’i çmontonin vetë ndërtesat.Më herët, forcat e këtij inspektoriati prishën 5 objekte të tjera, kryesisht tarraca të shtrira mbi det.Forcat e INUK deklaruan se janë identifikuar gjithsej 12 objekte të tjera pa leje.Pas prishjes së tyre, puna do të vijojë me largimin e mbetjeve të ndërtimit dhe pastrimin e mjedisit.