“Dhimbja ishte e papërballueshme, më dukej sikur po vdisja çdo ditë që kalonte”


“Dhimbja ishte e papërballueshme, më dukej sikur po vdisja çdo ditë që kalonte”

22:05 10/02/2017

Kur Tej Biswokarma ishte vetëm 5 vjeç, ai shkoi për të mbushur një llambë vajguri. Ishte diçka që e kishte bërë disa herë pa patur asnjë problem, por këtë herë, llamba shpëtheu.

Tej pësoi djegie në 70 përqind të trupit dhe goja e tij u shkri me kraharorin.

Ai nuk mund të fliste më dhe ushqehej vetëm me lëngje.

Sot, 21 –vjeçari pasi iu nënshtrua një operacioni që i ndryshoi jetën u kurorëzua në martesë dhe u bë baba.

“Ndihem si të kem rilindur. Kam kaluar kaq shumë netë duke menduar se çfarë të ardhme do të kisha, si do të jetoja? Por qëkur iu nënshtrova operacionit, jeta ima ka ndryshuar totalisht”,

shprehet i riu.

Familja e Tej nuk kishte elektricitet dhe për shkak se jetonin në një fshat të largët, ata nuk mundën ta çonin tek një mjek. Në këto kushte, ata përdorën mjekësi popullore për të trajtuar plagët e tij.

“Dhimbja ishte e papërballueshme, më dukej sikur po vdisja çdo ditë që kalonte”,

rrëfen Tej më tej.

Dikur plagët e tij u shëruan, por shenjat mbetën aty.

Në 2006 –ën, spitali Susshma Koirala Memorial në Kathmandu zhvilloi disa seancë pa para kirurgjie plastike dhe prindërit vendosën ta çonin Tej me shpresën se dikush do t’i ndihmonte.

Ata u takuan me mjekun Jaswan Shakya, i cili u shpreh i shokuar nga shenjat e djalit. Ai u shtrua në spital dhe pas javësh tekstimes u operua në Korrik të 2006 –ës. Përgjatë javëve që pasuan Tej iu nënshtrua disa operacioneve të tjera, të gjitha pa para.

Kështu, pavarërisht se një pjesë e shenjave ishin të pamunudra për t’u hequr, 21 – vjeçari tashmë ka sërish pamje njerëzore.

Tre vite më parë, Tej u njoh edhe me gruan e jetës me të cilët tashmë ka edhe një fëmijë./tvklan.al





Të ngjashme