Dhimbje të forta koke, ajo që doli nga veshi i saj tmerroi mjekët


Dhimbje të forta koke, ajo që doli nga veshi i saj tmerroi mjekët

19:41 09/06/2017

Ky është momenti i pabesueshëm, kur një merimangë del qetësisht nga veshi i një gruaje, pasi ishte futur ndërkohë që ajo flinte.

Gruan, e identifikuar me emrin Lekshmi L, e kishte zënë gjumi në verandë gjatë pasdites dhe kur u zgjua ajo kishte një dhimbje koke që nuk pushonte dhe një ndjesi gudulisjeje në veshin e saj të djathtë.

Ajo provoi ta pastronte veshin nga çfarë po e bezdiste, por nuk mundi. Lekshmi i kërkoi gjithashtu të bijës që ta kontrollonte me anë të një drite, por nuk arriti të shihte asgjë.

Kur gudulisja u kthye në një dhimbje të tmerrshme, atëherë bashkëshorti e çoi atë në spital.

Mjekët në spitalin e Hebbal të Indisë u shokuan kur panë një merimangë të gjallë brenda veshit të gruas.

Insekti doli dalëngadalë pasi mjekët i vendosën një dritë të fortë në veshin e Lekshmi./tvklan.al





Të ngjashme