Dhjetë gjërat që duhet të bëni për të pasur një marrëdhënie pozitive në çift
Janë gjëra të vogla ato që mund të sjellin ndryshime të mëdha sa i përket marrëdhënies tuaj në çift. Mbase janë gjëra të cilat ju i dini tashmë, por ajo që duhet të bëni është tu kushtoni vëmendje pasi do të thonë shumë, nëse doni të keni një marrëdhënie pozitive dhe një jetë të lumtur në çift.
1.Mjaft me ankesat – Ankesat jo vetëm që nuk e ndihmojnë marrëdhënien në çift, por përkundrazi krijon bezdisje dhe nuk e lejojnë tjetrin të kuptojë atë që ju me të vërtetë mendoni. Është mirë të mësoni si të komunikoni.
2.Konsumoni kafen e mëngjesit sëbashku – Mbase në mëngjes shpesh jeni me shumë nxitim për të mbërritur në punë, apo për t’u marrë me angazhimet e ditës, por konsumimi i një kafeje në mëngjes sëbashku me partnerin/en ndikonë në harmoninë në çift.
3. Nëna, miqtë, pjesëtarët e familjes – Ka njerëz që janë pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e jetës tonë, por pavarësisht kësaj, jo të gjitha gjërat mund t’i diskutoni me to. Kjo pasi shpesh herë disa komente mund t’iu çojë në përfundime të gabuara.
4.Të favorizoni interesat tuaja- “Ti nuk ke bërë këtë, kështu që unë nuk bëj këtë”, kjo është një mënyrë e keqe komunikimi në marrëdhënien tuaj që duhet shmangur. “Hakmarrja” vetëm sa e përkeqëson atë.
5. Koha e gatimit – Të gatuani sëbashku krijon harmoni në çift. Bëjeni këtë sa herë të keni mundësi nëse doni ta forconi më shumë lidhjen tuaj.
6. Gjestet e vogla – Intimiteti ndonjëherë forcohet nga disa gjeste të vogla të përditshme. Puthjet dhe shtrëngimi i duarve përcjellin shumë emocion.
7. Alarmi- Zgjimi është jashtëzakonisht i vështirë sidomos kur para ju pret një ditë plot impenjime, por duhet ta pranoni këtë. Seksi në mëngjes nuk duhet shtyrë, kështu që sigurohuni që alarmin ta keni lënë në kohën e duhur dhe t’i lini kohë edhe partnerit, kështu do të ndiheni më mirë.
8. Bukuria e heshtjes – Emocionet ndonjëherë transmetohen më mirë përmes heshtjes. Shpesh intimiteti më i thellë qëndron në kapacitetin për të heshtur dhe për të qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin.
9. Argumentoni – Jepni idetë tuaja, kjo është shumë e rëndësishme, përndryshe rrezikoni të akumuloni tension dhe pakënaqësi.
10. Puthja e “natës së mirë”- sipas një studimi ky zakon është në rënie, megjithatë puthja për t’i uruar natën e mirë partnerit është një puthje për shpirtin dhe tregon thjesht një mendim: Jam këtu pranë teje./tv