Dhjetëra gra shtatzëna në karantinë
Patën kontakt me një imazherist të infektuar
Dhjetëra gra shtatzëna janë vënë në karantinë në Indi pasi patën kontakt me një mjek imazherist, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.
Imazheristi, u konfirmua me sëmundjen më 14 Prill. Ai ka udhëtuar në disa zona rurale pasi ka shërbyen në disa kampe të ndryshme shërbimi shëndetësore.
Ndërkohë që po punonte si vullnetar në një klinikë gjinekologjike në një fshat, vetëm mes datave 6 dhe 8 Prill ka takuar 69 gra shtatzëna. 75 persona të tjerë kanë vizituar klinikën në këtë periudhë, por ata nuk kanë pasur kontakt direkt me të.
Zyrtarët janë shprehur se imazheristi nuk ka pasur simptoma kur ka punuar në klinikë dhe ka mbajtur maskë gjatë gjithë kohës. 62 gra u testuan gjithashtu, por fatmirësisht rezultuan negative për Covid-19.
Megjithatë ato duhet që të qëndrojnë për 14 ditë në shtëpi./tvklan.al